Ndërpritet finalja e Kupës, dëmtim i rëndë për portierin e Dinamos

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 19:43 | Futboll
Ndërpritet finalja e Kupës, dëmtim i rëndë për

Sumaila Bakayoko i Egnatias dëmtoi portierin e Dinamos, Aldo Teqja, në fillim të finales së Kupës së Shqipërisë.

Një ndërhyrje e rëndë në minutën e gjashtë të ndeshjes dhe Teqja u desh të transportohej me urgjencë drejt spitalit, shkruan A2. Futbollisti i Egnatias goditi me këmbë në fytyrë gardianin e portës dinamovite gjatë një dyluftimi për top.

Gjyqtari Enea Jorgji tregoi fillimisht kartonin e verdhë. Më pas, u thirr nga VAR dhe ndryshoi vendimin, duke nxjerrë Bakayokon me karton të kuq.

Finalja u ndërpre disa minuta, pasi po pritej rikthimi i ambulancës në stadium. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos