Rivalët e Kombëtares, Gjeorgjia synon rekordin unik në Nations League

Nga Erald Kodhelaj
14 Nëntor 2024, 19:18 | Futboll

Rivalët e Kombëtares, Gjeorgjia synon rekordin unik në Nations

Momentalisht në vendin e dytë në Grupin B1, të cilin e ndan së bashku me Shqipërinë, në kuotën e gjashtë pikëve të grumbulluara. Gjeorgjia, skuadra që kuqezinjtë e mposhtën në muajin tetor në Tbilisi, ëndërron një rekord unik në Nations League.

Nëse fitojnë grupin, të besuarit e trajnerit Willy Sagnol do të bëheshin skuadra e parë që kalon nga Liga D, ku milituan në edicionin e parë në vitin 2018, në Ligën A.

Për ta realizuar këtë arritje, gjeorgjianët duhet të mposhtin Ukrainën dhe Republikën Çeke në dy ndeshjet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos