Në Itali e bëjnë të sigurt, mesfushori i Partizanit transferohet në Serie A

Nga Dea Kozma
23 Korrik 2024, 13:10 | Futboll

Në Itali e bëjnë të sigurt, mesfushori i Partizanit

Pas Alen Sherrit, një tjetër lojtar i Superiores mund t’i bashkohet Serie A. Bëhet fjalë për Magett Gueje, futbollistin e Partizanit, i cili prej kohësh  nuk e sheh të ardhmen e tij  në kryeqytetin shqiptar.

Mediat në Itali, bëjnë me dije se skuadra e Venecia e ngjitur këtë sezon në elitë, ka hyrë në bisedime serioze ne  mesfushorin 21-vjeçar.

Edhe pse detaje të tjera nuk bëhen të ditura, dy palët kanë nisur negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ky do të ishte transferimi i dytë nga Superiorja në Serie A gjatë kësaj vere. Pas Alen Sherrit te Cagliari, edhe kalimi i Maguette në elitën e futbollit italian, do të ishte një tjetër transferim i bujshëm nga Superliga shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos