16 orë rrugë, Partizani nis maratonën drejt Tbilisit

Nga Erald Kodhelaj
22 Korrik 2024, 15:04 | Futboll

16 orë rrugë, Partizani nis maratonën drejt Tbilisit

Udhëtim maratonë për Partizanin, në kuadër të ndeshjes me Iberian, në turin e dytë të Konferencë Ligës.

Ndeshja e së enjtes në Gjeorgji e largët, nisi paraditen e kësaj të hëne me udhëtimin drejt Tbilisit. Duke qenë se nuk u prenotua avion çarter, por u zgjodh rruga me linjat ajrore, prej orës 8 të mëngjesit të kuqtë u nisën drejt Stambollit. Aty do të kryhet tranziti, për të marrë linjën e dytë me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Bëhet fjalë për rreth 16 orë udhëtim, me skuadrën që mbërrin në destinacion pas mesnate. E marta dhe e mërkura do të shfrytëzohen për të rikuperuar forcat dhe për të zhvilluar përgatitjet e fundit. Për duelin e parë me Iberian, Partizani nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Valentino Murataj dhe Marçelino Prekën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos