Njësoj si Italia, edhe Gjermania siguron ekipin e pestë në Champions

Nga Erald Kodhelaj
2 Maj 2024, 16:04 | Futboll

Njësoj si Italia, edhe Gjermania siguron ekipin e pestë në

Gjermania si Italia. Në edicionin e ri të Champions League, pas Serie A, edhe Bundesliga do të përfaqësohet nga pesë skuadra. Për Gjermaninë vendi u garantua nga triumfi i Borusias së Dortmundit kundër Paris Seint Zhermen në gjysmëfinalen e parë.

Me pikët e grumbulluara, edhe Bundesliga mori garancinë matematike që do ta mbyllë edicionin mes dy vendeve të para në renditjen e ligave europiane.

Në Champions-in e ri, ku për herë të parë do të marrin pjesë 36 skuadra, do të jenë specifikisht 5 ekipet e vendeve të para nga Serie A dhe nga Bundesliga.

Edhe gjermanët, ashtu si italianët kanë shansin që në rast se Leverkusen fiton Europa League, të kualifikojnë një skuadër më tepër në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos