EURO 2024, do nxirren sërish bileta për shitje, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm

Nga Erald Kodhelaj
1 Maj 2024, 13:07 | Futboll

EURO 2024, do nxirren sërish bileta për shitje, FSHF jep njoftimin e

Me finalet e EURO 2024, që do të nisin në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi të fundit biletash. Të enjten më 2 maj, në orën 11:00, vendet e fundit për evenimentin në Gjermani do të jenë të disponueshme në faqen zyrtare të Euro 2024.

Vendet në dispozicion përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të ndjekin në stadiume ndeshjet e EURO 2024. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100 mijë bileta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos