Imazhe të pabesueshme nga elita e futbollit norvegjez. Në javët e para të sezonit që sapo ka nisur, vëmendjen e tërhoqi ekipi i KFUM Oslo, që sapo u ngjit në kategorinë më të lart.
Gjatë ndeshjes kundër Bran, lojtarët kaluan në vijat e bardha të rrugës, ndërsa policia kishte ndaluar trafikun.
Kjo për shkak se dhomat e zhveshjes për futbollistët dhe arbitrat nuk janë brenda strukturës së stadiumit, por në krahun tjetër të rrugës. Pamjet bënë menjëherë xhiron e botës, për një episod që nuk ishte parë asnjëherë në futbollin modern. (A2 Televizion)