Prej gushtit jashtë fushave, portieri Courtois humb euro 2024

Nga Dea Kozma
1 Maj 2024, 15:14 | Futboll

Prej gushtit jashtë fushave, portieri Courtois humb euro 2024

Belgjika do të luajë në Euro 2024 pa portierin titullar, Tibu Courtois. Gardiani i Realit të Madridit ka qëndruar jashtë fushave gjatë gjithë sezonit, për shkak dëmtimi dhe trajneri Tedesko njoftoi se nuk do ta përfshijë në skuadër.

31-vjeçari pësoi lëndim në gju prej gushtit të kaluar, duke këputur edhe meniskun dhe ende nuk është kthyer. Për këto arsye, Courtois, i cili regjistron 102 ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të grumbullohet në eventin në Gjermani.

Belgjika do ta nisë aventurën në Grupin E të Kampionatit Europian kundër Sllovakisë më 17 qershor. Më pas ata do të luajnë me Rumaninë dhe Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos