Nuk ndalet Aston Villa, pas City-t radhën e ka Arsenal

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 20:27 | Futboll

Nuk ndalet Aston Villa, pas City-t radhën e ka Arsenal

Aston Villa vijon të dhurojë spektakël këtë sezon të Premier League dhe tashmë këtë e tregon dhe renditja, ku pozicionohen në vendin e tretë.

Pas Manchester City, Aston Villa mposhti 1-0 Arsenalin, me një gol të shënuar nga McGin në minutën e 7 të takimit.

Arsenali u shfaq disi i lodhur në këtë takim dhe apatik, që në fakt i kushton shumë pasi Liverpool udhëheq tashmë klasifikimin falë fitores në minutat e fundit 1-2 ndaj Crystal Palace. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos