“O Zmijan, ku ma keni gjetur këtë budalla?”, Rudi Vata tregon se çfarë i tha Sokol Kushta kur e pa për herë të parë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 10:01 | Futboll

Rudi Vata ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe në “A2 CNN”. I gjendur gjithashtu në panel ishte edhe legjenda tjetër e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Vata ka treguar një histori të bukur në lidhje me ndeshjen që ka zhvilluar kundër Kushtës për herë të parë.

“Ndeshjen e parë që kam luajtur kundër Sokol Kushtës në 87 ishte interesante shumë. Sokol Kushta ishte i madh, unë i pakonfirmuar, sapo kisha hyrë te Vllaznia. Në fillim e nisëm me luftë, pastaj u bëmë shumë shokë së bashku në ekipin kombëtar. Mbaj mend që luajtëm në Vlorë, këto kishin ardhur nga Beogradit, eleminuan Partizanin e Beogradit dhe ne kishim fituar 4-0.

Pra vinim nga dy rezultate të mira, të dyja ekipet dhe luanim në Vlorë. Më thonë që të dalë përpara për t’u marrë me Kushtën dhe Bubeqin pasi gjuanin me bërryla dhe ishin pak agresiv. Dhe dyluftimet tona ishin shumë agresiv atëherë, po i kthehesha me të njëjtën monedhë sepse sapo kisha mbaruar mjeshtërinë sportive dhe isha mësuar me njerëz të egër. Mbaj mend që Kushta i tha Zmijanit: “Ku e paskeni gjetur këtë budalla”, tha Vata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos