Problematika në Këlcyrë, bashkëjetesë me ujërat e zeza tek dera

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
15 Dhjetor 2025, 11:08 | Aktualitet

Prej muajsh banorë të një pallati në Bashkinë e Këlcyrës bashkëjetojnë me praninë e ujërave të zeza në hyrje të pallatit, ku banojnë. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi vetëm pas interesimit të mediave, bashkia premtoi ndërhyrje.

12 familje të një pallati 5-katësh në Këlcyrë prej disa muajsh bashkëjetojnë me ujërat e zeza që dalin në sipërfaqe para hyrjes së pallatit. Jetesa për këta banorë është bërë mjaft e vështirë, ku përveç aromës dhe mizave të shumta që nuk mungojnë as në dimër, rrezikojnë edhe përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, raporton A2 CNN.

Më në fund pas interesimit të medias ka reaguar edhe Bashkia e Këlcyrës, e cila premton sedo ta zgjidhë problemin e krijuar me ujërat e zeza, ndërsa pohon se kjo ishte një detyrë e ujësjellës kanalizimeve të Këlcyrës, por meqenëse çështja u bë publike tashmë do ndërhyjë vetë bashkia, shkruan A2 CNN.

Rrjeti i kanalizimeve në bashkinë e Këlcyrës është problematik edhe në pika të tjera të qytetit duke shkaktuar probleme në periudha të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos