Rikthehet Juventusi, mposht rivalin direkt për Champions

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 22:49 | Futboll

Rikthehet Juventusi, mposht rivalin direkt për Champions

Juventusi triumfoi 1-0 ndaj Bolognës në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A, duke e parakaluar rivalin direkt dhe duke u ngjitur në vendin e pestë të renditjes. Tri pikët i afrojnë bardhezinjtë sërish me zonën Champions League.

Në pjesën e parë, skuadra torineze rrezikoi jo pak, por u shpëtua nga pritjet vendimtare të Di Gregorios dhe nga traversa e goditur nga Zortea. Në fraksionin e dytë, Juventusi rriti intensitetin dhe gjeti golin falë ndikimit të lojtarëve të futur nga stoli.

Goli i fitores u shënua nga Cabal, i cili realizoi me kokë pas një asistimi perfekt të Yildiz. Vendimtar ishte edhe Openda, i hedhur në fushë në vend të një Davidi të hutuar, që vetëm pak minuta pas avantazhit detyroi Heggem të ndëshkohej me karton, shkruan A2 CNN.

Në minutat e fundit, tifozët panë sërish në fushë edhe Bremerin, i cili u aktivizua për rreth 20 minuta për të marrë ritmin e ndeshjes pas operacionit në menisk dhe për të ndihmuar ekipin të ruante rezultatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos