“Vjet i mbajti në Superiore një autogol i Pogradecit”, Sokol Kushta flet për Tiranën: Tifozët duhet të distancohen pak

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 09:58 | Futboll

Sokol Kushta, legjenda e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Teksa flitej për Tiranën, Kushta dha mendimin e tij sa i përket situatës së bardhebluve dhe polemikave për ndeshjen e fundit.

“Tifozët e Tiranës duhet të distancohen pak nga tifozllëku, të bëjnë edhe disa kritika të shëndetshme. Nuk është më faj vetëm arbitri apo anësori. Vjet ishin për të dalë dhe i ndihmoi një autogol i Pogradecit, sivjet janë prapë për të dalë. Pra nuk ta ka fajin një penallti e dhënë apo e padhënë. Ka dy tre vite që Tirana nuk është më ajo që unë njoh, këtë duhet të diskutojmë”, tha Kushta.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Superiore, Tirana ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë, duke marrë vetëm një fitore, kundër Partizanin në derbin e parë të sezonit. Skuadra bardheblu është në rënie të lirë, pasi ka pësuar 30 gola dhe ka realizuar vetëm 12. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos