Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, Juljan Shehu rinovon kontratën në Poloni

Nga Dea Kozma
4 Tetor 2025, 20:06 | Futboll

Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, Juljan Shehu rinovon kontratën

Juljan Shehu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Uidzeu Lodz në Poloni.

Në prag të ndeshjes me Serbinë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij polake deri në vitin 2028, shkruan A2.

Paraqitjet e tij të fundit, golat dhe asistet duket se i kanë bindur dy palët për ta zgjatur bashkëpunimin e tyre me klubin polak, që e ka “blinduar” lojtarin kuqezi.

Rinovimi vjen vetëm disa ditë para ndeshjes me Serbinë, me mesfushorin shqiptar që është i grumbulluar dhe ka fituar një fanellë titullari prej kohësh te kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos