Trajneri i ekipit të Pogradecit, Ardian Mema, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore.
Burime pranë klubit bëjnë me dije për A2CNN se vendimi i Memës erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi, i cili ka pësuar një sërë humbjesh radhazi.
Humbja ndaj Skënderbeut dhe më pas me Luftëtarin vetëm një ditë më parë, duket se kanë qenë ndeshjet vendimtare që e shtynë trajnerin drejt këtij vendimi.
Pas një mbledhjeje disa orëshe me drejtuesit e klubit, Mema ka paraqitur dorëheqjen e tij, e cila është pranuar.
Aktualisht nuk ka ende emra konkretë se kush do të marrë drejtimin e ekipit në vijim. (A2 Televizion)