
Një aksident sapo ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes. A2 CNN raporton se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po merr ndihmën nga bluzat e bardha.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje nga hetimet e para dyshon se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga ana e drejtuesit të automjetit. Në fugon ndodheshin 6 persona.
(A2 Televizion)