Paris SG mbetet në fronin e Europës, mund Arsenalin në finalen e Champions League

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 21:02 | Futboll

Paris SG mbetet në fronin e Europës, mund Arsenalin në finalen e

Paris SG është kampione e Europës. Për të dytin vit radhazi, francezët fituan finalen e Champions League. Ndryshe nga një vit më parë, kur shkatërruan Interin 5-0, këtë herë parisienët ia dolën vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

90 minutat e kohës së rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1. Kai Havertz kaloi anglezët në epërsi në fillim të lojës, por në pjesën e dytë francezit barazuan me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Ousmane Dembele.

Nga pika e bardhë, për PSG gaboi vetëm Mendez, ndërsa për “Topçinjtë” Eze dhe Gabriel. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos