
Për herë të parë në histori, Crystal Palace fiton Conference League. Në Leipzig ka festë angleze. Ndeshja e fundit e Oliver Glasner në bankinën e Crystal Palace nisi me presion të madh në një pjesë të parë me pak raste. Alemao rrezikon për Rayo Vallecano por vetëm kaq, saktësia mungoi për spanjollët.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Në të dytën, anglezët reaguan mjaft mirë duke dominuar tërësisht në 45 minutat e mbetura. Në minutën e 50, ishte Mateta sulmuesi që është kërkuar në janar nga shumë klube italiane që shënoi golin e fitores. Ky gol rezultoi vendimtar, pasi Rayo Vallecano duket se ishte dorëzuar. Pino goditi dy herë shtyllën ndërsa Mateta humbi një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen.
Rayo Vallecano provoi të gjitha kartat e tij, duke kryer të gjitha zëvendësimet por asgjë nuk ndryshoi në lojë me spanjollët që humbin një natë historike.
Në fund festa ishte e gjitha e Crystal Palace që fiton trofeun e parë kontinental dhe siguron kualifikimin në UEFA Europa League duke bërë që sezonin tjetër Anglia të përfaqësohet nga nëntë skuadra në kupat e Europës. Kjo është hera e parë që një debutuese të bëjë për vete trofeun e Conference League. (A2 Televizion)