Botërori në dyshim, Neymar dëmtohet dhe rrezikon të mungojë 2 deri 3 javë

Nga Dea Kozma
29 Maj 2026, 14:24 | Futboll

Botërori në dyshim, Neymar dëmtohet dhe rrezikon të

Nga parajsa në ferr. Neymar është dëmtuar dhe rrezikon Botërorin. Emri aq shumë i kërkuar nga tifozët e Brazilit mund të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi të marrë së fundmi.

Sipas deklaratës së Konfederatës Braziliane të Futbollit, Neymar është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të shkallës së dytë në pulpë dhe do të mungojë për “dy deri në tre javë”, shkruan A2 CNN.

Ylli i Santosit do të humbasë ndeshjet miqësore përgatitore të ekipit për Kupën e Botës me Panamanë dhe Egjiptin. Jo vetëm kaq, por 31-vjeçari rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen e parë në grupe kundër Marokut. Ky ishte parashikimi i dhënë nga mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe Neymar do të jetë jashtë fushës për dy javë, ai mund të kthehet më 11 qershor, dy ditë para debutimit të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut më 13 qershor, ndërsa përballja e dytë do të jetë kundër Haitit më 19 qershor.

Përfshirja e Neymar-it në skuadrën e Carlo Ancelottit ishte një surprizë, pasi trajneri italian nuk e kishte thirrur kurrë që kur mori drejtimin e Seleçaos në maj të vitit 2025.

Në kampin e Brazilit ka shqetësim për gjendjen fizike të sulmuesit, ndërsa nuk mungojnë dyshimet se informacioni i dhënë nga Santosi për dëmtimin e fundit të Neymar-it mund të mos ketë qenë i vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos