Lajm i mirë për Kombëtaren, Kumbulla i rikthehet stërvitjes

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 20:37 | Futboll

Lajm i mirë për Kombëtaren, Kumbulla i rikthehet stërvitjes

Një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare dhe trajnerin e saj Sylvinho tashmë që Shqipëria e ka zënë një vend në Europianin e Euro 2024.

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është shumë pranë rikthimit të tij në fushën e blertë, duke shtuar zgjedhjet në repartin ofensiv.

Qendërmbrojtësi shqiptar po stërvitet me skuadrën e Romës, madje ka zëra që mund të jetë në pankinë që në ndeshjen e radhës së verdhekuqve përballë Fiorentinës.

Mbrojtësi 23-vjeçar u dëmtua fundin e sezonit të shkuar në një ndeshjes mes Romës dhe Milanit në "Olimpico", gjatë një dyluftimi me Giroud. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos