“Partizani është Partizan, po e ulim shumë stekën”, Zhupa: Pse mos e kapë Elbasanin?!

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 12:05 | Futboll

Specialisti i futbollit, Eduard Zhupa, beson se Partizani i ka mundësitë për të shkuar në “Final 4”. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2 CNN, ish-i i kuq, ka folur me doza optimiste në lidhje me të ardhmen e “demave” duke deklaruar:

“Mos harrojmë që Partizani është vetëm 7 pikë larg Final 4. Dy ndeshje janë direkte. Shtatë pikë me vendin e katërt. Dinamo është skuadër më e mirë. Pse mos e kapë Elbasanin?! Ka goxha ndeshje, mos diskutoni kështu.

Partizani mori goxha pikë kur ishte në vend të fundit. Është shpejt akoma, nuk është në fazën e protagonizmit akoma. Partizani duhet të mendoj edhe për merkaton. Objektivi kryesor është për të dalë në Europë me këto elementë. Partizani është Partizani, se po e ulim shumë stekën. Unë e shikoj që ka akoma kohë”, u shpreh Zhupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos