Partizani harron të fitojë, barazimi i gjashtë radhazi vjen nga Kukësi

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 15:56 | Futboll

Partizani harron të fitojë, barazimi i gjashtë radhazi vjen nga

Për të gjashtën ndeshje radhazi Partizani nuk arrin të fitojë në Kategorinë Superiore, duke u ndalur në një barazim me Kukësin.

Performanca që “Demat” dhuruan në Kukës Arena nuk mund t’iu siguronte më shumë se një gol djemve të Arbër Abilaliajt, i cili nuk mjaftoi për të siguruar tre pikët.

Pas një pjese të parë pa gola, në të ftohtin e acartë të veriut, ishin vendasit që rezultuan më kërkues në fushë dhe në minutën e 79-të Beshiraj e dërgoi topin në rrjetë.

Një minutë më pas Mensah barazon rezultatin për të kuqtë. Minutat e mbetura ishin shumë të luftuara, por në fund të dy ekipet ndanë nga një pikë.

Në sekondat e fundit u desh ndihma e VAR për të akorduar një penallti për Partizanin, të cilët Valentino Murataj dështoi ta dërgonte në rrjetë.

Kjo pikë e mban Partizanin në vendin e dytë, ndërsa ishte më e vlefshme për verilindorët në luftën për mbijetesë. Për momentin me pikën e fituar Kukësi i ikën zonës së ftohtë të klasifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos