Grushtoi arbitrin në fushë, presidenti i ekipit turk pezullohet përjetë, e pëson edhe ekipi

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 14:08 | Futboll

Grushtoi arbitrin në fushë, presidenti i ekipit turk pezullohet

Presidenti i ekipit turk të Ankaraguçu, Faruk Koça është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit kryesor, Halil Umut Meler. Ndërkohë, klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

“Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandalojë që Ankaraguçu, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, theksoi 59-vjeçari.

Ai vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet. Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos