“Dora e Zotit” rikrijohet në Angli, goli alla-Maradona “çmend” rrjetin

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 22:40 | Futboll

“Dora e Zotit” rikrijohet në Angli, goli alla-Maradona

Goli më i famshëm i historisë, i shënuar nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986 përballë Anglisë, është rikthyer sërish në skenë.

E shënuar pikërisht në një kompeticion anglez të futbollit si “Fa Cup” nga Harry Pritchard në sfidën ku klubi i tij Barnet humbi me rezultatin 1-4 përballë Neëport County.

Mesfushori 30-vjeçar shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, i ndihmuar edhe nga dora. Goli u quajt si i rregullt edhe pse Pritchard e grushtoi dhe jo shkelmoi topin mbi portën e Nick Tounsend, ndaj video po bën xhiron e rrjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos