Partizani humb ndaj Bylisit dhe dorëzon kreun e klasifikimit

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 17:08 | Futboll

Partizani humb ndaj Bylisit dhe dorëzon kreun e klasifikimit

Partizani është mundur nga Bylisi në Ballsh, duke i dorëzuar kryesimin Egnatias.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ka arritur të marrë 3 pikët falë dy golave të pjesës së parë me rezultat 2-1. Mario Gjata dhe Camara shënuan golat për vendasit, ndërsa për Partizanin shënoi Keko.

Pas kësaj humbjeje, Partizani mbetet prapa Egnatias në renditjen e përgjithshme, ndërsa për ballshiotët kjo është një fitore që i largon nga vendi i fundit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos