Partizani ka arritur të kalojë në fazën e ardhshme të Conference League pasi ka fituar 1-2 ndeshjen në transfertë ndaj maltezëve të Marsaxlokk.
“Demat e kuq” e dominuan takimin, por ishin vendasit ata që kaluan në avantazh që në minutën e parë të pjesës së dytë, megjithatë, skuadra shqiptare reagoi menjëherë duke barazuar rezultatin me anë të Carës. Goli i kualifikimit u shënua në shtesë nga Keko.
Ndërkohë, Tirana nuk ia ka dalë përballë gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi. Edhe pse barazuan në ndeshjen e parë, në Elbasan Arena bardheblutë u mposhtën me një gol të shënuar që në minutën e tretë nga Johnsen, duke mbyllur këtu shumë shpejt aventurën në Europë këtë sezon. (A2 Televizion)