Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës, aty ku ekipet shqiptare do të tentojnë të kalojnë turin e parë.
Partizani, Vllaznia dhe Tirana arritën të merrnin të treja barazime në sfidën e parë dhe gjithçka është e hapur në ndeshjet e kthimit.
Në orën 19:00, Partizani sfidon në transfertë maltezët e Marsaslok dhe në orën 20:00 Tirana do të presë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit.
Ndërkohë, dueli mes Vllaznisë dhe islandezëve të Valurit do të nisë në orën 20:30. (A2 Televizion)