Skënderbeu po përgatitet maksimalisht për sezoni e ri. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç është shumë i kënaqur me merkaton pasi lojtarët e ardhur, sipas tij kanë bindur në seancat stërvitore.
Përgatitjet po shkojnë mirë ndërsa tekniku mendon dhe ky edicion i ri do e gjejë skuadrën me ambicie për tu rikthyer në maja.
Drejtori sportiv i klubit korçar Ardi Gjanci tregoi se nga skuadra korçare do të largohet dhe një lojtar titullar që ka interes një klub i njohur në Europë, emrat e të cilëve Gjanci nuk i bën me dije.
Në merkaton e verës Skënderbeu ka afruar 6 futbollistë deri më tani, të cilët kanë bindur kreun e pankinës korçare. Sezonin e kaluar Skënderbeu edhe pse me djem të rinj në moshe, e mbylli sezonin në vendin e katërt duke luftuar dhe për trofeun kampion në Final 4. (A2 Televizion)