Sondazhi i UEFA-s, Shqipëri-Kroaci mes 10 ndeshjeve më të bukura të Euro 2024

Nga Erald Kodhelaj
18 Korrik 2024, 14:38 | Futboll

Sondazhi i UEFA-s, Shqipëri-Kroaci mes 10 ndeshjeve më të bukura

Barazimi emocionues 2 me 2 i Shqipërisë me Kroacinë, është përzgjedhur mes 10 ndeshjeve më të bukura të Euro 2024. UEFA e përfshiu në sondazhin ku tifozët nga i gjithë kontinenti kanë mundësi të përzgjedhin atë që ka qenë ndeshja më e bukur e turneut në Gjermani.

Shqipëria shënoi e para me Qazim Laçin, teksa Kroacia përmbysi rezultatin me golin e Kramariç dhe autogolin e Gjasulës. Në minutën e pestë shtesë, Gjasula shënoi rrjetën e barazimit, duke vendosur dy rekorde.

Ai u bë lojtari i parë në historinë e Europianit që realizon autogol dhe gol i aktivizuar nga stoli, si edhe që shënoi golin më të vonë të eventit.

Deri më tani, përballja e vetme ku Shqipëria nuk pësoi humbje në “grupin e ferrit” kryeson sondazhin, teksa sfida të tjera janë edhe Turqi-Gjeorgji 3 me 1, Kroaci-Itali 1 me 1, Gjermani-Spanjë 1 me 2 dhe gjysmëfinalja ku Spanja fitoi 2 me 1 ndaj Francës.

Sipas vlerësimit të UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, raste, spektakël, gola të bukur apo përmbysje rezultati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos