
Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve të A2CNN, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera.
Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët. (A2 Televizion)