Futbollistët e Vllaznisë kanë suprizuar këtë 7 mars ish-mësuesin Muhamet Shala, i cili ka edukuar breza të tërë dhe është një prej tifozëve më të veçantë të ekipit kuq e blu. Dashuria për Vllazninë ka kaluar nga brezi në brez në familjen e mësuesit shkodran Muhamet Shala.
Në këtë 7 mars, ditën e mësuesit, ai mori një surprizë të veçantë nga ekipi kuqeblu. Futbollistët e Vllaznisë e uruan mësuesin 81-vjeçar me lule dhe i dhuruan fanellën e kuqeblu, në shenjë respekti për kontributin e tij në arsim dhe për besnikërinë si tifoz prej afro 75 vitesh.
Ky takim është një frymëzim për futbollistët e Vllaznisë të cilët gjithnjë e më shumë kuptojnë lidhjen e fortë që qyteti ka me skuadrën, dashurinë për ngjyrat kuqeblu dhe dëshirën e zjarrtë për të fituar këtë vit titullin kampion. (A2 Televizion)