Shënoi gol dhe u shpall "MVP" i derbit, Sidibe: Partizani, familje e madhe

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2026, 22:50 | Futboll

Shënoi gol dhe u shpall "MVP" i derbit, Sidibe: Partizani,

Autori i golit të parë të Partizanit në derbin e fituar 2-0 ndaj Tiranës, Sekou Sidibe, foli pas ndeshjes për “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, duke treguar emocionet jo vetëm të triumfit ndaj bardhebluve, por edhe shpalljes si lojtari më i mirë i takimit.

“Jam shumë i lumtur për trofeun lojtari i ndeshjes, por më e rëndësishme ishte fitorja. Jam krenar për ekipin dhe shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje e bukur, Tirana është një ekip shumë i mirë, ka lojtarë shumë të fortë. Një stadium shumë i bukur, fushë shumë e mirë, atmosferë fantastike dhe ne fituam dhe kjo më bën shumë të lumtur”, deklaroi belgu.

Më tej, ai pati një falenderim të veçantë: “Ndihem shumë mirë këtu, fillimisht dua të falënderoj drejtorin sportiv dhe Presidentin, janë me të vërtet njerëz të mëdhenj. E vlerësoj shumë çfarë bënë për djalin tim dhe dua t’i falënderoj. Partizani është një klub i madh, një familje e madhe dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e tij. Kampionati shqiptar është një ligë e mirë, ka ekipe të forta, lojtarë cilësorë, është vërtet një kampionat i bukur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos