
Vllaznia ka marrë arratinë në kryesimin e Kategorisë Superiore.
Skuadra e Edi Martinit mposhti 2-1 Elbasanin në "Loro Boriçi", falë një goli në minutat e fundit shtesë.
Vllaznia gjeti golin fillimisht me Balajn në pjesën e parë, shkruan A2.
Por, goli i Boje prishi planet e shkodranëve, derisa erdhi edhe goli i Dodajt në shtesën e ndeshjes, për të mbyllur sfidën me suksesin 2-1 të Vllaznisë.
Shkodranët kryesojnë tashmë me 48 pikë pas 24 javësh kampionat, me Egnatian që ndjek me 5 pikë më pak.
(A2 Televizion)