Pas vizitave mjekësore, Sassuolo prezanton Marash Kumbullën

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 16:58 | Futboll

Pas vizitave mjekësore, Sassuolo prezanton Marash Kumbullën

Vetëm pak orë pas marrëveshjes për huazimin te Sassuolo, Marash Kumbulla u largua nga Roma, i shoqëruar nga përfaqësuesit e tij.

Mbrojtësi shqiptar u paraqit te skuadra e re, ku zhvilloi me sukses vizitat mjekësore. Më pas ai firmosi kontratën që e lidh me Sassuolo deri në qershor të vitit 2024 dhe pozoi me fanellën e re.

Bëhet fjalë për një formulë huazimi të thjeshtë, me synimin që futbollisti të ketë sa më tepër minuta në dispozicion për tu rikthyer në formën më të mirë.

Edhe pse është vetëm 24 vjeç, Kumbulla regjistron 70 ndeshje të luajtura në Serie A italiane. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju dhe ndërhyrjes kirurgjikale, mbrojtësi i Kombëtares nuk ka luajtur asnjë ndeshje në gjysmën e parë të këtij sezoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos