Vllaznia fitoi 4-3 miqësoren përballë Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Edi Martini e nisi ndeshjen me formacionin titullar më të mirë, pasi e konsideroi këtë përballje një test të mirë përpara nisjes së sezonit të ri.
Pas ndeshjes, kapiteni i kuqebluve, Bekim Balaj, tha se shija e keqe e eleminimit drastik nga Conference League ka mbetur ende, por lojtarët tashmë po mundohen ta kalojnë atë moment për t’u përqendruar tek ndeshja e parë e sezonit përballë kampionëve të Egnatias, shkruan A2.
Kapiteni kuqeblu i premton tifozëve se ky sezon do të jetë më i mirë për skuadrën kuqeblu.
Nga ana e tij, trajneri i Kukësit, Sadat Pajaziti, tha se do të kërkojë fitoren në çdo ndeshje në Kategorinë e Parë, ndërsa objektivi mbetet ngjitja në elitë.
Në miqësoren mes Vllaznisë dhe Kukësit pati një shkëputje të energjisë elektrike në stadiumin “Loro Boriçi” në minutën e 84, gjë e cila ndërpreu ndeshjen për disa minuta derisa energjia u rikthye dhe ndeshja rinisi normalisht, duke përfunduar 4-3 për kuqeblutë. (A2 Televizion)