Në studion e A2 CNN, në Mega Sport me Altin Sulçen, është folur sa i përket ndeshjes së fundit mes Polonisë dhe Shqipërisë. Rezart Dabulla, është shprehur se Silvinjo provon të gjitha mënyrat e tij te Shqipëria, por në asnjë rast nuk i beson Ernest Muçit.
“Shiko, Bashkim Tufa tha që një trajner i mirë luan edhe pak bixhoz në futboll, pasi fati i tij do varet nga lojtarët. Unë them se Silvinjo që edhe kur e luan këtë lloj bixhozi, e luan në mënyrë të shëmtuar. Luajti me Bajramin si 9 fals, që nuk e ka bërë kurrë gjatë gjithë kohës së tij te Shqipëria, e bëri për herë të parë me Poloninë. Pra ishte bixhoz kjo? Po ishte, përse Silvinjo luan bixhoz me të gjithë lojtarët, por asnjëherë me Muçin?”, tha Dabulla. (A2 Televizion)