Finalja me Turqinë, Kosova vetëm një hap larg biletës historike për në Botëror

Nga Dea Kozma
30 Mars 2026, 11:28 | Futboll

Vetëm një hap larg ëndrrës së madhe amerikane. Kosova është gati të shkruajë historinë në stadiumin Fadil Vokrri të martën në mbrëmje. Dardanët përballen me Turqinë në finalen e Play Off-it dhe në rast të një suksesi aty, bëjnë për vete biletën historike për në Kupën e Botës. Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare.

Sipas FIFA, çdo kombëtare që siguron pjesëmarrjen në Botëror përfiton rreth 9 milionë euro apo rreth 10 milionë dollarë. Për Federata e Futbollit e Kosovës, kjo do të ishte shuma më e madhe e fituar ndonjëherë.

Pavarsisht se përballë ka yjet e futbollit botëror, nga Yildiz, Calhanoglu, Arda Guler apo Celik, te dardanët nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë gjithçka për gjithçka, Sigurisht ekipi i Franko Fodës, mund të shfrytëzoj dhe faktorin fushë, në një stadium të mbushur me tifozë, biletat e të cilit janë shitur që pa u luajtur ndeshja me Sllovakinë, me mbështetjen e tyre, Kosova mund ta ketë pak më të thjeshtë.

Ëndrra e Kosovës por edhe e gjitha shqiptarisë për të qenë në botëror është shumë pranë realitetit. Kosova ka treguar karakter dhe shpirtin luftarak në çdo ndeshje. Të gjithë besojnë dhe me pak fat do t’ja dalin, Dueli Kosovë- Turqi do të luhet këtë të martë në orën 20:45 në stadiumin ''Fadil Vokrri'' të Prishtinës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos