Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

Nga Ideal Gola
30 Mars 2026, 14:39 | Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se do të ftojë në takimeliderët e partive opozitare, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Ai tha se deri më tani nuk ka pasurkohë për të zhvilluar konsultime të brendshme lidhur me këto takime për shkaktë një vizite në Paris të Francës. Por, ai shtoi se ato do të ndodhin sëshpejti. Sipas tij, për të qenë i sigurt procesi i zgjedhjes së presidentit,nevojitet një mbështetje edhe më e gjerë në Kuvend.

Kurti: Do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare

Unë nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëjë konsultimet ebrendshme për takimet e ardhshme, pa dyshim që do të bëjë ftesa për takime përkryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtuqë të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, e po e ritheksoj unë nuk besojqë është mirë të jemi vetëm 80 apo 81 deputetë, duhet të jemi rreth 85, 84 derinë 86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe përkëtë do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojmë edhe takime por çfarë ofertashdhe kërkesash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”.

I pyetur sea do të tërhiqen kandidaturat e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës, dhedeputetes së LVV-së, Fatmire Kollçakut, për postin e presidentit, Kurti tha se"do të shihet se çka është e mundur ligjërisht".

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri thirrrje për vullnet politik për tazgjidhur çështjen e presidentit. Ajo tha se se sapo të përfundojnë konsultimetmes partive politike do të thërrasë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kreut tështetit.

Sipas Haxhiut vendi nukduhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndersa edhe paralajmëroi tërheqjen e dykandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus për një emërkonsensual mes partive. Sipas vendimit të gjykatës kushtetuese, kuvendi ka 34ditë kohë, pra deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin. Nëse kjo nuk ndodh, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të reja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos