Edhe pse është duke kaluar një periudhë jo të mirë shëndetësore, e cila e ka detyruar të mungojë në dy ndeshjet e fundit me skuadrën e Lecce-s, Ylber Ramadani, është në krye të listës së realizuar nga “Transfermarkt” për lojtarët që kanë vrapuar më shumë këtë sezon.
Mesfushori kuqezi është i pari me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari, lë pas në këtë renditje emra si Ferguson, një nga zbulimet e Bolognas së Thiago Mottas, apo edhe Cristanten e Romës e Locatellin e Juventus.
Gjatë këtij sezoni, Ramadani nuk e ka diskutuar asnjëherë formacionin, duke qenë një nga lojtarët më në formë te skuadra e Lecces, e cila është drejt arritjes së objektivit, qëndrimit në Serie A.
(A2 Televizion)