Premier League, City fiton me Brighton dhe shkon një pikë larg Arsenalit

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 16:53 | Futboll

Premier League, City fiton me Brighton dhe shkon një pikë larg

Vetëm me një pikë diferencë, por edhe një ndeshje më pak, Manchester City mban aty presionin për Arsenalin kryesues. Qytetarët mundën 4-0 Brighton në transfertë në një ndeshje pa histori. Ekipi i Guardiolës nisi goleadën që në minutën e 17 me Kevin De Brujn.

Pas tij radha ishte e Fil Foden që me dy golat e tij mbylli 45 minutat e para me rezultatin e pastër 3-0. Emoicione dhe ritëm kishte dhe në fraksionin e dytë me qytetarët që nuk kishin mëshirë. Goditjen finale ia dha Alvarez në të 62  dhe mbylli takimin me rezultatin e pastër 4-0. Një sukses që e ngjit Manchester City në vendin e dytë me 76 pikë.

Kur kanë mbetur dhe 4 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, llogaritë e titullit në Premier League mbeten të hapura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos