Shpërthen Taulant Seferi, dy gola dhe dy asiste

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 19:12 | Futboll

Shpërthen Taulant Seferi, dy gola dhe dy asiste

Sa më shumë afron Kampionati Europian Gjermani 2024, aq më shumë dalin në skenë futbollistët shqiptarë që presin të marrin një ftesë një ftesë nga trajneri brazilian, Sylvinho.

Këtë të premte ishte radha e Taulant Seferit që të tregojë vlerat e tij. Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm gjatë eliminatoreve të Europianit, arriti të shënojë dy gola dhe dhuroi dy asiste në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Bani Yas ndaj Hatta.

Deri në këtë fazë të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi ka arritur të shënojë 9 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos