Chelsea ka marrë një fitore të thellë, 5-0, në derbin ndaj West Ham të zhvilluar këtë të diel. Edhe njëherë tjetër, lojtari që ka shkëlqyer ka qenë Palmer, i cili zhvilloi një tjetër ndeshje fantastike, të cilin e hapi ai me golin e shënuar në minutën e 15.
Në pjesën e parë shënuan edhe kapiteni Gallagher e talenti Maduke, ndërsa pjesa e dytë i takoi e gjitha Jackson, i cili realizoi dy gola.
Megjithatë, pavarësisht kësaj fitoreje, Chelsea shkon në kuotën e 54 pikëve, në vendin e shtatë, i cili i jep mundësi të pretendojë vetëm një vend në Conference League sezonin e ardhshëm, pasi Champions e Europa League tashmë është e pamundur kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje nga fundi. (A2 Televizion)