Real Madrid shpallet zyrtarisht kampion pas humbjes së Barcelonës

Nga A2 CNN
4 Maj 2024, 20:58 | Futboll

Real Madrid shpallet zyrtarisht kampion pas humbjes së Barcelonës

Real Madrid është shpallur kampion i Spanjës për herë të 36 në histori. Madrilenët fituan me Cadiz 3-0 pasditen e së shtunës, por ishin në pritje të rezultatit të Barcelonës, që luante në transfertë ndaj Girona, për të siguruar matematikisht titullin.

Humbja e katalanasve 4-2 ndaj surprizës së këtij sezoni në Spanjë bëri që ekipi i Carlo Ancelottit të festonte disa orë pas ndeshjes një tjetër titull kampion.

Ky është titulli i tretë kampion në 5 vitet e fundit për Realin e Madridit, që do të përpiqet të fitojë edhe Champions League për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos