Edhe matematikisht, PSV Eindhoven është shpallur zyrtarisht kampione e Holandës, duke siguruar titullin e 25 në histori të klubit. Në ndeshjen e kësaj të diele, PSV triumfoi 4-2 me Spartën duke nisur menjëherë festën edhe pse kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit.
Në 32 javë të kampionatit, PSV ka arritur të grumbullojë 87 pikë, ndërsa ka realizuar shifrën rekord të 107 golave. Në vendin e dytë renditet Feyenoord me 12 pikë më pak.
Titulli i fundit nga PSV në Holandë ishte fituar në sezonin 2017-2018, ndërsa gjatë viteve të fundit skuadra nga Eindhoven kishte vuajtur deri në këtë sezon, të cilin e mbylli me triumf.
Në anën tjetër, ky vit ka qenë një dështim total për Ajax-in, i cili mban vetëm vendin e pestë dhe nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League. (A2 Televizion)