Shorti i Europa League, Milan dhe Juventus mësojnë kundërshtarët në fazën e ligës

Nga Dea Kozma
28 Gusht 2026, 14:18 | Futboll

Shorti i Europa League, Milan dhe Juventus mësojnë

Pas Champions League, edhe Europa League hodhi shortin për fazën e ligës ku goglat rezervuan disa përballje interesante. Emra të mëdhenj të futbollit europian si Milan, Juventus, Bayer Leverkusen, Benfica, Marseille, Lyon apo Real Sociedad i kanë dhënë këtij turneut një tjetër nivel rivaliteti.

Milani do ta nisë aventurën europiane me një përballje të madhe në San Siro ndaj Benficës, ndërsa transferta me Olympiacos dhe Salzburgun, konsiderohen ndeshje delikate. Në programin e Milanit janë edhe Ferencvaros, Sunderland, Bournemouth, Ararat-Armenia dhe Levski Sofia.

Përballja me Benficën është padyshim një nga duelet që tërheq më shumë vëmendjen. Dy klube me histori të madhe europiane do të përballen në San Siro, në një ndeshje që pritet të jetë ndër më interesantet e fazës së ligës, shkruan A2.

Edhe Juventusi ka një short që premton emocione. Bardhezinjtë do të presin në shtëpi Real Sociedadin, ndërsa do të udhëtojnë në fushën e AZ Alkmaar. Mes kundërshtarëve të ekipit nga Torino janë dhe Rennes, Ferencvaros, Omonia, Celta Vigo dhe Hapoel Beer Sheva.

Një tjetër emër i madh është Bayer Leverkusen. Shorti nuk ishte aq bujar për atë. Marsejë,Lion, Salzburg, Dinamo Zagreb, Celje, apo polakët e Lech Poznan, detyra për gjermanët nuk do të jetë e thjeshtë.

Së bashku me Milanin, Juventusin dhe Benficën konsiderohen ndër skuadrat kryesore të kësaj Europa League. Në këtë edicion marrin pjesë 36 ekipe dhe secili ekip do të luajë tetë ndeshje me 8 kundërshtarë të ndryshëm.

Një turne me shumë emra të mëdhenj, përballje spektakolare dhe skuadra që kërkojnë të bëjnë hapin drejt trofeut. Faza e ligës nis më 16 dhe 17 shtator 2026, ndërsa finalja do të zhvillohet më 26 maj 2027 në Frankfurt. Rruga drejt trofeut do të jetë e gjatë dhe plot surpriza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos