Fundoset trageti me mbi 260 persona në bord pranë brigjeve të Qipros

Nga A2 CNN
30 Gusht 2026, 16:00 | Bota

Fundoset trageti me mbi 260 persona në bord pranë brigjeve të

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në brigjet e Qipros Veriore. Kjo u raportua nga mediat turke, duke cituar kryeministrin Ünal Üstel. Kryeministri i Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, Ünal Üstel, u tha mediave turke se 237 persona ishin shpëtuar nga anija dhe se kërkimi për 23 të tjerë ishte duke vazhduar.

Anija kishte dërguar një sinjal rreziku në orën 12:10 të pasdites, duke raportuar për rrjedhje uji rreth tre milje në veri të bregdetit të Qipros, menjëherë pas largimit nga porti.

"Fatkeqësisht, ka viktima", tha ai.

Operacionet e shpëtimit, raportojnë mediat lokale, janë duke vazhduar me përdorimin e një anijeje tjetër dhe një helikopteri. Anija ishte nisur nga porti i Kyrenia/Girne në pjesën turke të ishullit dhe  po shkonte drejt portit turk të Taşucu. Ajo filloi të mbushej me ujë menjëherë pasi u nis me lundrim. 

Pamjet dramatike të transmetuara në televizionin turk treguan tragetin e përmbysur në ujë, me njerëz që mbanin veshur jelekë shpëtimi. Moti ishte me diell dhe disa anije u panë në zonë për të ofruar ndihmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos