Premier League, Arsenal fiton ndaj Everton, e mbyll në vendin e dytë sezonin

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 16:30 | Futboll

Premier League, Arsenal fiton ndaj Everton, e mbyll në vendin e dytë

Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë titullit kampion, por nuk ia doli dot.

Në ndeshjen e javës së 38-të skuadra e Mikel Arteta-s fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Everton, në një sfidë shumë të luftuar, por vetëm kaq nuk mjaftoi Golat për Arsenal u shënuan nga Tomiyasu në minutën e 43’ dhe Havertz në minutën e 89’, teksa për Everton shënoi Gueye në minutën e 40’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1 me Arsenal që e mbylli sezonin në vend të dytë në kuotën e 89 pikë, dy më pak se kampionët e City-t, teksa Everton në vend të 15-të me 40 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos