PSG pranë firmës me talentin 19-vjeçar

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 10:18 | Futboll

PSG pranë firmës me talentin 19-vjeçar

Paris Saint Germain dëshiron të përforcojë shumë sulmin, sidomos pas largimit të Kylian Mbappe.

Desire Doue është emri kryesor për momentin në kryeqytetin francez. 19-vjeçari është pjesë e Rennes, teksa në dy sezonet e para si profesionist ka zhvilluar 75 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar edhe 5 asist, teksa shihet si një nga premtimet e futbollit francez.

Kjo lëvizje në krahun tjetër mbyll përfundimisht mundësin e kalimit te PSG të Rayan Cherki, me lojtarin që prej kohësh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në Paris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos