“Nuk shkojnë te Rama për ideal”, deputeti i PD komenton largimet nga opozita

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 20:42 | Politikë

“Nuk kanë shkuar te Partia Socialiste për ideal, por për interesat e tyre të ngushta”.

Kështu komentoi deputeti demokrat Xhelal Mziu largimet nga opozita të ditëve të fundit, i ftuar në studion e "Terminal" nga Aurora Sulçe, në A2 CNN.

“Këta persona nuk kanë ikur se nuk e kanë gjetur veten te Partia Demokratike, por kanë parë interesin e tyre personal. Së dyti, kemi sot një kryeministër që nuk heq dorë nga vesi i tij për të blerë edhe atëherë kur ka nevojë. Ky blen vota dhe qytetarë. Kjo është garniturë e përdorur nga kryeministri për të intimiduar pjesën tjetër të demokratëve dhe për të thënë që demokratët duan të jenë pjesë e qeverisë. Por, theksoj se këto raste nuk e prishin imazhin e opozitës”, theksoi më tej Mziu.

Sipas tij, opozita ka primare denoncimin e “krimit, korrupsionit dhe qeverisjes skandaloze që kemi sot në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos