
Real Madrid ka barazuar ndeshjen e tretë radhazi në kampionat, duke i dorëzuar kreun e renditjes Barcelonës.
Skuadra e Xabi Alonsos këtë radhë është ndalur në transfertë përballë Girona, pasi humbi pikë edhe ndaj Rayo Vallecano (0-0) dhe Elche (2-2).
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli spektakolar të Ounahi, ndërsa pak sekonda më parë ishte anuluar një gol i Mbappe për prekje topi me dorë, shkruan A2.
Në pjesën e dytë Reali ia doli të fitonte një penallti me Vinicius, të cilën e transformoi Mbappe.
Me këtë barazim, Reali zbret në vendin e dytë, 1 pikë pas Barcelonës. (A2 Televizion)